Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni pret oferta për Upamecanon

Dayot Upamecano pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë këtij afati kalimtar.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se “bavarezët” janë të hapur ta shesin mbrojtësin këtë verë.

Kampioni gjerman është në pritje të ofertave për qendërmbrojtësin.

Francezi nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë dhe do të shitet. Së fundmi interesim për 23-vjeçarin ka shprehur Chelsea.

Londinezët janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga “bavarezët”, për ta transferuar Upamecanon.

Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2026.

Artikuj të ngjashëm