Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga Upamecano

Real Madridi ka rikthyer interesimin për mbrojtësin francez, Dayot Upamecaonin, raportoi “Le 10 Sport”, të mërkurën.

Klubi spanjoll edhe më herët kishte shprehur interesim për Upamecanon, i cili pas shumë ofertave që kishte marrë, vendosi të transferohej te Bayern Munichi në verën e vitit të kaluar nga Leipzigu për 42.5 milionë euro.

Ky transferim vështirë se mund të ndodhë, por bëhet e ditur se Reali po planifikon që të transferojë 23-vjeçarin në verën e këtij viti, pasi trajneri Carlo Ancelotti kërkon ta forcojë edhe më shumë raportin e mbrojtjes.

Upamcano ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2026.