Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së enjtes ka bllokuar rrugët rreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për shkak të ndeshjes kthyese së Ligës së Konferencës mes Llapit dhe Buduqnostit që zhvillohet sonte nga ora 20:00.
“Policia e Kosovës ka hartuar dhe do të zbatojë planin operativ për të ofruar siguri para, gjatë dhe pas ndeshjes sportive. Policia do të kujdeset që në perimetrin e jashtëm (perimetri i dytë) të stadiumit të ofrojë siguri dhe të kujdeset për mbarëvajtjen dhe lëvizjen e personave në atë perimetër. Kështu, që nga mëngjesi, më 14 korrik, rrugët që shkojnë drejt stadiumit “Fadil Vokrri” dhe përreth tij do të jenë të bllokuara për qarkullim dhe parkim të veturave, pra, nuk do të lejohet hyrja e veturave nga rruga “Luan Haradinaj” dhe “Fehmi Agani” në drejtim të stadiumit dhe lëvizja apo parkimi përgjatë rrugës përreth stadiumit, kurse veturat zyrtare që lejohen të futen në atë zonë duhet të jenë të pajisura me leje të parkingut dhe do të futen në parkim vetëm nga rruga “Tirana” “, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për shkak të tensioneve që mund të ketë para, gjatë dhe pas ndeshjes, Policia u shpreh se do të angazhohet në kontroll më të detajuar për ata që ia mësyjnë stadiumit.
“Policia në zbatim të planit operativ do të angazhohet edhe në kontroll më të detajuar të atyre që ia mësyjnë stadiumit dhe nuk do të lejohen gjëra që mund të paraqesin rrezik në situata të tilla si dhe gjëra që janë të ndaluara për hyrje në stadium. Personat të cilët nuk janë pajisur me bileta, apo të cilët përpiqen të qëndrojnë në afërsi apo përreth stadiumit, sipas planit nuk do të lejohen të qëndrojnë”, vijon njoftimi.
Llapi humbi ndeshjen e parë 2:0 në Podgoricë, megjithëse ndeshja u shoqërua me incidente të shumta nga tifozët e Buduqnostit, Varvari, të cilën bën thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve.
-
Dy rrugë mbyllen sot për automjete në Prishtinë
-
Të hënën do të ketë bllokim të disa rrugëve në Prishtinë, Policia jep detaje
-
Ndeshja Kosovë – Irlandë V., rrugët që qojnë drejt stadiumit “Fadil Vokrri” do të bllokohen
-
Prishtina kthehet në “Fadil Vokrri”
-
Të shtunën ndeshja e barazhit mes Llapit e Vushtrrisë