Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina kthehet në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Prishtinës është kthyer në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina, do të luajë të shtunën në orën 14:00 kundër Llapit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri më sot, nuk është ditur se ku do të luhet kjo ndeshje. Nuk ishte caktuar as te zyrtarët e ndeshjeve të Superligës, të cilat i publikon Federata e Futbollit e Kosovës në sajtin zyrtar.

Por, FFK-ja e ka zyrtarizuar në ditën e lojës se ku do të luhet ky ballafaqim.

“Komisioni i Garave dhe Komisioni për pranimin e fushave kanë inspektuar sot fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Me këtë rast u konstatua se fusha është në gjendje të mirë për zhvillimin e ndeshjes, andaj u vendos që ndeshja Prishtina – Llapi, të luhet sot në orën 14:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Prishtina që është në pozitën e gjashtë me 32 pikë, në këtë edicion ka zhvilluar disa ndeshje në terrene të ndryshme të skuadrave të Superligës.

Llapi është në pozitën e katërt me 41 pikë.