Klubi i futbollit, Prishtina ka njoftuar përfundimisht se ndeshja ndaj Lirisë do të zhvillohet në Hajvali dhe jo në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pak pasi në rrjete sociale paralajmëroi se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin kryesor të qytetit, klubi kryeqytetas ka thënë se kanë marrë konfirmim nga Federata e Futbollit të Kosovës që ndeshjet pasuese do t’i luajë në këtë stadium dhe se për këtë arsye ka pranuar që të dielën të paraqitet në Hajvali.
“Pas sqarimeve që na janë dhënë për punimet në fushë dhe konfirmimin zyrtar të dërguar nga FFK në mënyrë eksplicite që FC Prishtina të gjitha ndeshjet e saj deri në fund të sezonit 2023/24 do t’i zhvilloj në stadiumin “Fadil Vokrri”, kemi pranuar që ndeshjen e nesërme të javës së pestë të Albi Mall Superliga e Kosovës, Prishtina – Liria, të zhvillojmë në fushën e Kompleksit Nacional në Hajvali”, thuhet në njoftimin e ri të Prishtinës.
Në letrën e publikuar nga klubi Prishtina thuhet se fusha e futbollit në stadiumin “Fadil Vokrri” është rikultivuar dhe se për shkak të punimeve ndeshja Prishtina-Liria duhet të luhet në Hajvali.
“...kurse pas kësaj ndeshje, ndeshjet i zhvilloni në stadiumin Fadil Vokrri”, thuhet në letrën e Komisionit të Garave, që e ka publikuar Prishtina.
-
Prishtina nuk dorëzohet, thotë se ndeshja me Lirinë zhvillohet në “Fadil Vokrri”
-
Prishtina lëshon edhe një komunikatë, nuk saktëson ku luhet ndeshja me Lirinë
-
Përplasje të reja të FFK-së me Prishtinën për “Fadil Vokrri”
-
Prishtina kthehet në “Fadil Vokrri”
-
FC Prishtina zhvendoset në kampin nacional në Hajvali për dy ndeshje