Në mbrëmjen e së premtes, klubi i futbollit Prishtina ka lëshuar edhe një komunikatë. Por në të nuk ka saktësuar se ku do të luajë ndeshjen me Lirinë. Më herët të premten Prishtina njoftoi se ndeshja luhet në “Fadil Vokrri”, por ndërkohë FFK-ja njoftoi se ndeshja luhet në Kampin Nacional në Hajvali.
Prishtina ka paraqitur vërejtjet e saj lidhur me vendimet dhe mënyrën e komunikimit të Komisionit të Garave të FFK-së.
Prishtina ka mohuar të ketë kërkuar që ndeshja me Lirinë të zhvillohet në Hajvali.
“Ky vendim urdhërues është në kundërshtim me nenin V të rregullores, i titulluar ‘Caktimi i fushës dhe fillimi i ndeshjes’. Në përputhje me këtë nen, FFK është përgjegjës për caktimin e orarit të ndeshjeve dhe jo për përcaktimin e fushës ku skuadra pritëse do të zhvillojë ndeshjet. Ju rikujtojmë se procesi i përcaktimit të fushave për ndeshje fillon dhe mbaron në të njëjtin proces me regjistrimin dhe licencimin e klubeve për të garuar në Superligën e Kosovës”, ka shkruar Prishtina.
“Me qëllim të shmangies së mëtutjeshme të problemeve zinxhirore që një gabim i tillë mund të prodhojë si dhe për të krijuar kushte për mbarëvajtjen e punës në Superligë, i lutemi FFK-së të korrigjoj këtë gabim dhe të siguroj zhvillimin e një ngjarjeje sportive të suksesshme në prani të banorëve të Prishtinës, e që janë tifozët tanë”, shkruan tutje në komunikatën e Prishtinës.
-
Prishtina-Liria përfundimisht nuk luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”
-
Prishtina nuk dorëzohet, thotë se ndeshja me Lirinë zhvillohet në “Fadil Vokrri”
-
Përplasje të reja të FFK-së me Prishtinën për “Fadil Vokrri”
-
Prishtina kthehet në “Fadil Vokrri”
-
FC Prishtina zhvendoset në kampin nacional në Hajvali për dy ndeshje