Sergi Roberto raportohet se është shumë afër largimit nga Barcelona, pasi klubi transferoi Paulinhon.
Spanjolli ka realizuar 141 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat dhe trajneri i ri Ernesto Valverde ka insistuar se 25-vjeçari do të jetë njëri prej lojtarëve kyç në sezonin e ri.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Roberto është i gatshëm për largim pasi nuk e ndjen se ka besimin e klubit për aftësitë e tij.
Manchester Unitedi, Chelsea, Milani dhe Juventusi kanë shprehur interesim për Roberton i cili ka klauzolë lirimi vetëm 45 milionë euro.