Real Madridi është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit të Brightonit, Yves Bissouma, shkruan “Defenca Central”.
Liverpooli e Manchester Unitedit po ashtu janë duke u interesuar për reprezentuesin e Malit. Por, Real Madridi po pritet ta fitojë garën për Bissouman. Bissouma 24-vjeçar këtë edicion i ka zhvilluar 13 ndeshje dhe e ka realizuar një gol. Ai te Brightoni është transferuar nga Lille në verën e vitit 2018 për 16.9 milionë euro.