Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bilbao në fund siguron fitoren ndaj Celtas

Athletic Bilbao ka siguruar fitoren në minutën e fundit ndaj Celta Vigos në ndeshjen e parë të së 13 të La Ligas spanjolle.

Bilbao triumfoi 4:3 të premten, falë golit të shënuar në minutën e nëntë të kohës shetsë. Alex Berenguer shënoi nga penalltia për t’ia siguruar fitoren Bilbaos. Me këtë fitore, Bilbao ka tubuar 22 pikë, ndërsa Celta që ka vetëm një fitore këtë edicion, ka 8 pikë.

Iago Aspas e kaloi Celtan në epërsi në minutën e 25-të, ndërsa Oihan Sancet në të 37-të barazoi për 1:1. Celta riktheu epërsinë nëpërmjet Jonathan Bambas në minutën e 41-të, por Bilbao barazoi sërish me anë të Gorka Guruzetas në kohën shtesë. Sulmuesi Guruzeta e kaloi për herë të parë në epërsi Bilbaon në minutën e 52-të, përpara se Jorgen Larsen të shënonte për 3:3.

Artikuj të ngjashëm