Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vetëm një pikë për Bilbaon në shtëpi

Athletic Bilbao

Athletic Bilbao ka fituar vetëm një pikë në shtëpi përballë Gironas të martën mbrëma. Bilbao luajti baras 1:1 me Gironan, në kuadër të javës së gjashtë të La Ligas.

Azzedine Ounahi shënoi golin e epërsisë për Gironan në minutën e nëntë, kurse Mikel Jauregizar barazoi rezultatin në minutën e 48-të.

Bilbao, që zë vendin e pestë me dhjetë pikë, luan në Ligën e Kampionëve. Girona është e fundit me dy pikë.

Ndërkohë baras 2:2 ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e javës së gjashtë ndërmjet Espanyolit dhe Valencias.