Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini, ka lëshuar pikë në xhiron e gjashtë.
Të mërkurën mbrëma parisienët luajtën pa gola me Athletic Bilbaon në Spanjë.
Për Bilbaon është pikë e madhe e fituar.
Për Parisin është barazimi i parë pas katër fitoreve e një humbje. Me 13 pikë është në vendin e tretë.
Bilbao i ka vetëm pesë pikë dhe është jashtë zonës që dërgon tutje.
Kampioni i Evropës po barazon me Athletic Bilbaon
Kampioni i Evropës, Paris Saint-Germaini është duke barazuar në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve në udhëtim te Athletic Bilbao, pas pjesës së parë.
Rezultati i ndeshjes Bilbao – PSG është 0:0.
PSG-ja e kishte kontrollin e lojës në 45 minutat e para të ndeshjes, por nuk shënoi gol.