Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bilbao mposht Atleticon

Bilbao ka shënuar fitore prej 2 me 0 ndaj Atletico Madridit.

Në pjesën e parë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, por në pjesën e dytë vendasit u treguan më efikas duke arkëtuar pikët e plota.

Ishte Williams ai që i dha epërsinë ekipit bask duke shënuar në minutën e 73 pas asistimit nga Cordoba.

Kurse golin e dytë e shënoi Kodro pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Atletico Madridi mbetet në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë në tabelë. Kurse Bilbao në vendin e nëntë ka 37 pikë.