Kampionati i pazakontë Botëror në Katar që po luhet në mes të sezonit, do të jetë në duar të futbollistëve që vlerësohen yje.
Të paktën kështu ka thënë ish-futbollisti i Gjermanisë, Oliver Bierhoff.
“Mendoj se për yjet, të marrim shembull Lionel Messin, Kylian Mbappen apo Neymarin, kjo Kupë e Botës është avantazh për ta”, ka thënë drejtori i Përfaqësueses së Gjermanisë, shkruan “transfermarkt.de” të hënën.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk do të jetë e lehtë për ta në fund të sezonit, ashtu siç nuk ka qenë as në të kaluarën.
“Në fund të sezonit, ata kanë qenë gjithmonë të lodhur sepse janë lojtarë me shumë përkushtim, kanë takim të shumtë me media. Gjithmonë e kam pasur përshtypjen se këta lojtarë nuk janë kënaqur shumë në Kupë të Botës”, ka thënë Bierhoff, që ishte finalist i Botërorit 2002.
Edhe
A u zbulua kush e theu nga gjermanët trofeun e Kupës së Botës?
Bierhoff e sheh Gjermaninë prej ekipeve më të forta në Botëror.
“Jemi të lumtur se lojtarët vijnë me formë të suksesshme. Kemi lojtarë që kanë qenë të suksesshëm në Ligën e Kampionëve, që kanë luajtur mirë në ligë. Jam optimist për skuadrën tonë”, është shprehur Bierhoff.