Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një Kupë unike e Botës me një fund përrallor

Është ditur prej fillimit se kjo Kupë e Botës do të jetë si asnjë tjetër. E para në Lindjen e Mesme, e para që luhet në nëntor e dhjetor dhe e para e kësaj madhësie që luhet në një regjion kaq të vogël. Dhe “Katari 2022” ofroi kthesë të re të ngjarjes tradicionale dhe shumë të dashur të futbollit.

Shkelja e territoreve të reja ofroi shumë mundësi, si për shembull ndjekja e shumë ndeshjeve brenda një dite. Por edhe rreziqet ishin të qarta dhe të pamohueshme.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pranoi këtë në fillim të javës kur foli për shqetësimet e paraqitura para turneut “për shumë tifozë nga shumë vende në të njëjtën kohë e në të njëjtin vend”.

“Në një Botëror normal në një qyteti keni tifozë nga dy shtete, jo nga shumë shtete. Këtu i kemi tifozët nga 32 vende, po ashtu nga vendet tjera që nuk kanë përfaqësuese, që qëndrojnë së bashku dhe shijojnë Kupën e Botës’, ka thënë presidenti i FIFA-s.

Katari ka popullsi prej më pak se 2,9 milionë banorë dhe stadiumet janë brenda një rrezeje prej 35 miljesh. Kështu që natyrshëm lindi pyetja se si Katari dhe infrastruktura e tij u përballën me një pushtim kaq masiv. Të tjerë kanë pyetur se çfarë ndikimi do të ketë në fushë zhvillimi i turneut në mes të edicionit evropian dhe sa do të ketë ndikim përgatitja më e shkurtër e përfaqësueseve për Kupën e Botës.

Edhe Momentet e paharrueshme të Kupës së Botës në Katar Sport Momentet e paharrueshme të Kupës së Botës në Katar

Futbolli fantastik i shfaqur në Katar ka larguar këto pyetje një nga një. Pos futbollit cilësor, Botërori ka dëshmuar organizimin pa të meta dhe atmosferën miqësore e pasiononte si në rrugë, ashtu edhe në stadiume.

Legjenda gjermane, Juergen Klinsmann, e përshkroi Kupën e Botës si “një organizim deri në përsosmëri”. Infantino e ka vlerësuar Botërorin si më të mirin në histori dhe nuk ishte i vetmi me një vlerësim të tillë.

I njëjti përshkrim po jepet gjithnjë e më shumë për më të mirin e Kupës së Botës në Katar, Lionel Messin. Ai për shumë vjet ishte kandidat për “titullin”: më i miri i të gjitha kohëve. Por këto pretendime janë rritur pas shkëlqimit të Messit në Katar.

Kupa e Botës ka ofruar po ashtu numrin më të madh të golave në histori. Dhe golat e Messit kanë përcaktuar rrugëtimin e Argjentinës.

Ata që spikatën

Argjentina

Nga përfaqësuesja që u tall nga bota, te përfaqësuesja që me meritë u shpall e para në botë. Argjentina kishte një udhëtim të mrekullueshëm.

Ashtu si pakkush mund ta ketë paramenduar, Argjentina humbi në ndeshjen e parë nga Arabia Saudite. Pak po ashtu kanë parashikuar që argjentinasit do të rikuperohen shpejt dhe do të fitojnë titullin e botës në mënyrë mbresëlënëse dhe dramatike.

Natyrisht, Argjentina është udhëhequr nga Messi. Ai është shumë i dashur në Argjentinë, e po ashtu jashtë saj. Tifozët neutralë ata që nuk kishin përfaqësuesen e tyre në Katar, janë mahnitur me paraqitjet e superyllit Messi.

Maroku

U deshën 88 vjet përpjekje që një ekip i Afrikës të arrijë në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Maroku është autor i këtij suksesi shumë të madh.

Pasi fundosi Belgjikën në fazën e grupeve, Maroku me lojtarë si Yassine Bounou, Achraf Hakimi, Hakim Ziyech, Youssef En-Nesyri e të tjerë, mposhti Spanjën në një të tetën e finales dhe Portugalinë në çerekfinale. Në gjysmëfinale, Maroku ofroi rezistencë të madhe për Francën, por megjithatë u mposht. Për vend të tretë pësoi edhe nga Kroacia.

Kroacia

Thjesht duhet të njihet si një nga të arriturat më të mëdha në histori të Kupës së Botës. Një vend me më pak se katër milionë banorë, përfundoi i dyti dhe i treti në dy edicione rresht të Kupës së Botës.

Edhe Botërori i magjishëm dëshmoi rritjen e mëtejme të futbollit Sport Botërori i magjishëm dëshmoi rritjen e mëtejme të futbollit

Zlatko Daliq humbi disa lojtarë të rëndësishëm nga kampanja 2018, por yje të rinj si Dominik Livakoviq e Joshko Gvardiol dolën në skenë dhe luajtën përkrah Luka Modriqit. Pika më e lartë e Kroacisë ishte eliminimi i Brazilit në rrugën drejt vendit të tretë.

Japonia

A do ta fitonte grupin E, Gjermania apo Spanja? Apo asnjëra.

Japonia la prapa dy gjigantët evropianë për ta fituar grupin. Japonia u bë vetëm përfaqësuesja e tretë, e para që nga Gjermania Perëndimore në vitin 1970, që fitoi dy ndeshje në Kupën e Botës në të cilat ishte prapa në rezultat pas pjesës së parë.

Të arriturat individuale

Për të arriturat e Lionel Messit duhet një tekst i gjatë. Ato ishin të shumta e të llojllojshme. Ndërkohë, me të arritura në Kupën e Botës në Katar janë shquar edhe Kylian Mbappe, Lionel Scaloni, Yassine Bounou, Olivier Giroud, Neymar, Hugo Lloris, Harry Kane, Ivan Perishiq, Goncalo Ramos.

Medalistët

1. Argjentina

2. Franca

3. Kroacia

Fituesit e çmimeve individuale

Topi i Artë: Lionel Messi

Këpuca e Artë: Kylian Mbappe

Edhe Momentet e paharrueshme të Kupës së Botës në Katar Sport Momentet e paharrueshme të Kupës së Botës në Katar

Doreza e Artë: Emiliano Martinez

Lojtari më i mirë i ri: Enzo Fernandez