Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klinsmann: Në Botëror duhen lojtarët e guximshëm

Jurgen Klinsmann

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Juergen Klinsmann, ka thënë se gara në Katar ka treguar se lojtarët që janë të guximshëm janë të nevojshëm për një Kupë të Botës.

Ai ka përmendur si shembuj Kylian Mbappen dhe Lionel Messin.

Mbappe dhe Messi janë golashënuesit më të mirë deri tani me nga pesë gola. Mes vete do të përballen të dielën në stadiumin “Lusail”.

Klinsmann e fitoi Botërorin në vitin 1990 me Gjermaninë Perëndimore, dhe nënvizoi se lojtarët e tillë duhen për të gjetur hapësira në mbrojtje të ngjeshura.

“Një skuadër ka nevojë për lojtarë që janë në gjendje të luajnë një kundër një, lojtarë të cilët kalojnë kundërshtarët”, ka thënë të shtunën Kliensmann, anëtar i Grupit të Studimeve Teknike të FIFA-s. “Ata lojtarë duhet të rrezikojnë, të kenë guxim, sepse mesi i fushës së lojës është shumë mirë i organizuar nga të gjithë”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm