Zlatan Ibrahimoviqi po mungon në këtë Kupë të Botës, megjithatë, ai ka dhënë mendimet e tij para dueleve të gjysmëfinaleve.
“Mendoj se tashmë është shkruar kush do të fitojë dhe ju e dini se për kë mendoj unë. Mendoj se Messi do ta ngre lartë trofeun, tashmë është e shkruar”, ka thënë Ibrahimoviq, shkruan “The Guardian” të martën.
Më pas, ai foli edhe për Marokun.
“Nuk mendoj se është befasi sepse e kam ditur se sa të mirë janë ata para se të fillojë Kupa e Botës. Pastaj në Kupë të Botës gjithçka mund të ndodh. Ata kanë arritur deri në gjysmëfinale, ndoshta është pak befasi, por duhet ta dini se është skuadër e mirë dhe shtet i mirë. Dhe këto janë befasitë që i duan njerëzit. Ata kënaqen sepse duan që këto gjëra të ndodhin për të përjetuar adrenalinë shtesë”, është shprehur Ibrahimoviq.
Dhe padyshim, nuk ka mundur t’i ikë zhvillimeve rreth Cristiano Ronaldos.
“Mendoj se nuk është e rëndësishme se çfarë mund të them unë. Mendoj se të gjithë duan ta fitojnë Kupën e Botës, dhe jo të gjithë arrijnë që ta fitojnë Kupën e Botës. Të gjithë provojnë që ta fitojnë trofeun dhe është e qartë se bëhesh emocional. Edhe nëse e fiton trofeun, emocionohesh sërish, por në një mënyrë tjetër”, ka deklaruar Ibrahimoviq.