Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviq parashikon fituesin e Botërorit

Zlatan Ibrahimoviqi edhe një herë tjetër ka ripërsëritur se është i bindur që Lionel Messi dhe Argjentina do ta fitojnë Kupën e Botës.

Ai ka thënë se trofeu i Botërorit është i shkruar tashmë me emrin e Argjentinës.

Messi dhe Ibrahimoviqi luajtën te Barcelona në sezonin 2009-10.

Argjentinasi ka shkuar në finale të Botërorit për herën e dytë në karrierën e tij.

“Mendoj se trofeu tashmë është i shkruar me emrin e fituesit. Ju e dini se për kë mendoj unë. Mendoj se Messi do ta ngre lartë trofeun, është e shkruar”, ka thënë Ibrahimoviqi të premten për mediat në Dubai, shkruan mediumi spanjoll “AS”.