Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kush është lojtari më i mirë dhe surpriza e Botërorit?

Argjentina

Gazeta zvicerane “Blick” ka kërkuar mendimin e tifozëve të futbollit për të vlerësuar ngjarjet më të rëndësishme të Kupës së Botës. 

Sipas rezultateve, tifozët zgjodhën yllin e Argjentinës, Lionel Messin, si lojtarin më të mirë të turneut. 

Messi me Argjentinën janë në finale të Botërorit. Argjentina dhe Spanja të dielën nga ora 21:00 do të takohen në finalen e madhe të Botërorit. 

Në mesin e 4 mijë e 831 votave të regjistruara nga tifozët, 30 për qind kanë shkuar për legjendën e Barcelonës. 

Ndërsa Përfaqësuesja e Gjermanisë u cilësua si zhgënjimi më i madh, për shkak të paraqitjeve dhe eliminimit të hershëm. 

Artikulli paraqet gjithashtu edhe vlerësimet e tifozëve për ndeshjet, golat dhe momentet më të interesante të Botërorit. 

Edhe Spanjë – Argjentinë: Tri duelet kryesore Botërori 2026 1 d. më parë Spanjë – Argjentinë: Tri duelet kryesore

Surpriza më e madhe e turneut është vlerësuar të jetë Kepi i Gjelbër. 

Fakti që arriti të kualifikohej direkt në fazën eliminatore në Kupën e Botës në debutim, u vlerësua si momenti më befasues. Nga 2 mijë e 651 vota gjithsej, 1 mijë e 902 vota shkuan për Kepin e Gjelbër.