Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bielsa merr drejtimin e Uruguait

Marcelo Bielsa është emëruar selektor i Përfaqësueses së Uruguait. Federata e Futbollit të Uruguait ka konfirmuar të martën arritjen e marrëveshjes me trajnerin nga Argjentina.

67-vjeçari ka firmosur kontratë trevjeçare dhe do të jetë në krye të Uruguait deri pas përfundimit të Kampionatit Botëror të vitit 2026, i cili mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në këtë post, Bielsa ka zëvendësuar Marcelo Brolin, që ka qenë i përkohshëm pas largimit të Diego Alonsos, i cili dështoi ta kalojë fazën e grupeve në Botërorin e mbajtur në Katar.

Bielsa ka qenë i papunë prej vitit të shkuar kur u largua nga Leeds Unitedi, ndërsa në Evropë ka punuar edhe te Lille, Athletic Bilao e Espanyoli. Në nivel përfaqësuesesh, Bielsa ka qenë përzgjedhës i Argjentinës dhe Kilit.

Artikuj të ngjashëm