Besa e Pejës në futsall është përforcuar me portierin e përfaqësueses së Kosovës në futsall, Arbnor Krasniqi.
Krasniqi, që këtë sezon ndihmoi Liburnin të shpallet kampion, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Besën, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Portieri Arbnor Krasniqi i bashkohet klubit dhe nënshkruan kontratë 3 vjeçare, 2017-2020”, thuhet në faqen zyrtare të klubit. Krasniqi është prezantuar në konferencë për media nga trajneri i Besës, Adnan Hyseni.
Ai është shprehur i lumtur për transferimin te Besa, dhe është i bindur se trofetë e futsallit do të rikthehen në Pejë.
“Ndihem mirë për besimin e dhënë nga klubi i Besës, sidomos trajnerit Adnan Hysenit. Për mua ka qenë e vështirë të largohem nga Liburni pasi atje i fitova të gjitha dhe kam pasur një mundësi të mirë që të luaj në garat evropiane siç është Liga e Kampionëve. Por, kam zgjedhur Besën si një mundësi më e mirë për punë dhe punë profesionale sidomos nga ana e trajnerit. Besoj se me bashkëlojtarët e rinj do të jemi fuqi në kampionatin e ardhshëm dhe një mundësi e mirë që Pejës t’ia rikthejmë trofetë e futsallit”, është shprehur Krasniqi.
Ditë më parë Besa kishte transferuar edhe dy lojtarë, Drilon Paçarizin dhe Mërgim Dervishajn, përmes së cilëve ka bërë të qartë se objektivi kryesor i klubit në sezonin e ri do të titulli i ligës.