Ylli i Manchester Cityt , Bernardo Silva ka thënë të premten se mund të rikthehet në Portugali për të luajtur për Benfican.
Silva ka thënë se do të dëshironte të kthehej në vendlindjen e tij për të qenë më afër familjes dhe për t'u kthyer në klubin e fëmijërisë. “Më mungon shumë Portugalia. Nëse do të mund të kthehesha pas një ose dy vjetësh, do ta bëja. Jo vetëm sepse do të doja të luaja përsëri për Benfican, por sepse më mungon shumë familja ime dhe jeta në Portugali”, deklaroi Silva.
Sulmuesi i krahut ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025.
Ai është pjesë e klubit anglez që nga viti 2017 kur u transferua nga Monaco.
Artikuj të ngjashëm