Bernardo Silva është i sigurt se do të kthehet në klubin e tij të parë, Benfica. Por 29-vjeçari ka refuzuar të tregoj se në cilin vit do të kthehet. Ai është pjesë e rëndësishme e Manchester Cityt, skuadër me të cilën ka fituar shumë trofe të rëndësishëm në futboll.
“Jam i sigurt se do të kthehem në Benfica. Është një qëllim për karrierën dhe jetën time”, ka thënë Silva.
Silva u largua nga Benfica në vitin 2014. Fillimisht luajti për Monacon, ndërsa nga viti 2017 është pjesë e Manchester Cityt. Me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Artikuj të ngjashëm