Portugezi Bernardo Silva ka paralajmëruar rikthimin te skuadra e Benficas për ta mbyllur karrierën si futbollist aktiv. Në një intervistë për mediumet portugeze të mërkurën, futbollisti i Manchester Cityt ka thënë se tashmë e di të ardhmen e tij.
Ai ka shtuar se do t’i bashkohet Benficas kur i skadon kontrata me ekipin anglez.
29-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2026, ndërsa është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Monaco.
“Asnjëherë nuk e kam fshehur dëshiron se do të kthehem te Benfica dhe këtë do ta bëj pasi të më skadon kontrata me Cityn”, ka thënë ndër të tjera mesfushori ofensiv.
Bernardo është zhvilluar si futbollist te Benfica, përpara se të largohet në vitin 2014 për t’u transferuar te Monaco.
Në 22 paraqitje këtë edicion për Cityn, ai ka pesë gola e tri asistime.