Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berlusconi punoi me 15 trajnerë të ndryshëm

Silvio Berlusconi la gjurmë të pashlyeshme në skenën e futbollit italian, mbi të gjitha për tri dekadat e tij me 29 trofe te Milani, por edhe së fundmi duke arritur sukses historik me Monzan.

Monza për herë të parë u paraqit në Serie A. Megjithatë, pjesa e lavdishme ishte ajo me Milanin. Në 31 vjet në “San Siro”, Berlusconi punoi me 15 trajnerë të ndryshëm.

Arrigo Sacchi, Fabio Capello, Oscar Washington Tabarez, Alberto Zaccheroni, Cesare Maldini, Fatih Terim Carlo Ancelotti ishin ndër emrat më të mëdhenj që kanë drejtuar Milanin gjatë 31 vjetëve sa klubi ishte nën drejtimin e Berlusconit.

Ai kujtohet si presidenti legjendar nga tifozët e shumtë të Milanit.