Gennaro Gattuso nuk mund ta besojë që futbolli italian ka mbetur pa Silvio Berlusconin.
“Ai është i pavdekshëm për mua, nuk mund të jetë i vdekur”, ka thënë Gattuso për “Tuttomercato”.
“Ai ishte një njeri me karizëm të jashtëzakonshëm. Ai ndryshoi historinë e Milanit”.
Gattuso ishte mesfushor i Milanit nga viti 1999 deri në vitin 2012. Milani nën drejtimin e Berlusconit fitoi 29 trofe në 31 vjet.
Më pas e ngriti Monzan nga Serie C në Serie A. Berlusconi vdiq të hënën në mëngjes në moshën 86-vjeçare.
Artikuj të ngjashëm