Trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, ka zbuluar gjënë e parë që i tha Silvio Berlusconit kur u emërua trajner në vitin 1987. Ai i bëri nderime ish-kryeministrit të ndjerë.
“Kur më punësoi, i thashë: ‘Ose je i çmendur, ose gjeni’. Bazuar në rezultatet, gjeta përgjigjen”, ka thënë Sacchi për agjencinë e lajmeve “ANSA” të hënën.
Sacchi e përshkroi Berlusconin si njeri bujar dhe mik brilant, të cilit i detyrohet shumë. Së bashku ata udhëhoqën Milanin drejt titullit të parë në Serie A në nëntë vjet, si dhe dy titujve rresht të kupës evropiane në vitet 1989 dhe 1990.
“Ndihem keq, ai ishte një mik i shkëlqyer, të cilit i detyrohem shumë. Silvio Berlusconi ishte njeri bujar”, tha Sacchi.
Artikuj të ngjashëm