Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha shënon për Gjermaninë

Sulmuesi kosovar Mërgim Berisha ka realizuar gol në fitoren e Gjermanisë U-21 në përballje me Moldavinë, në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2021.

22-vjeçari realizoi në minutën e 10-të të ndeshjes për rezultatin 1:0, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Në fund, Gjermania triumfoi 4:1.

Berisha është pjesë e Red Bull Salzburgut, ndërsa ka tri ndeshje me Shpresat e Gjermanisë. Ai ka treguar formë të lartë në Austri në edicionin e fundit. Ka realizuar dhjetë gola e gjashtë asistime në 30 ndeshje.

Te Gjermania ka debutuar në tetor të vitit të kaluar. Është shpresuar se ai do të vendosë për Kosovën, por Berisha ka pranuar menjëherë ftesën e Gjermanisë. Nga Salzburgu, Berisha është huazuar te LASK-u, Magdeburgu e Altachu.

Pas Moldavisë, Gjermania udhëton drejt Belgjikës me të cilën do të përballet më 8 shtator.

Gjermania i prin Grupit 9 me nëntë pikë pas katër ndeshjeve.