Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha realizon gol tjetër në Austri

Mërgim Berisha ka vazhduar paraqitjet e mira me skuadrën e Salzburgut.

Në takimin e xhiros së 12-të të dielën, Berisha 22-vjeçar, realizoi në humbjen e skuadrës së tij Salzburgut në shtëpi kundër Wolfsbergerit, 3:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Berisha që luajti për 90 minuta në këtë duel, e ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 64-të. Për të ishte goli i shtatë sezonal në kampionatin austriak, ndërsa në të gjitha garat, ka shënuar 12 gola e 4 asistime në 19 ndeshje.

Berisha luan për Gjermaninë U21 dhe i ka shtatë ndeshje të zhvilluara, e një gol të shënuar.