Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha shënon golin e parë në Australi

Valon Berisha e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Australisë.

Futbollisti i Kosovës që ka edhe dy asistime në A-Leaguen australiane, të shtunën realizoi gol në fitoren 4:2 të skuadrës së tij Melbourne City, në udhëtim te Perth Glory.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 16-të.

Berisha realizoi nga penalltia në minutën e 62-të të ndeshjes, ndërsa tetë minuta më vonë u zëvendësua.

Melbourne City prin në tabelë me 34 pikë në 15 ndeshje të luajtura.