Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha regjistron asistimin e dytë në Australi

Valon Berisha ka regjistruar asistimin e dytë në elitën e futbollit të Australisë.

Skuadra e reprezentuesit të Kosovës, Melbourne City, ndeshjen e xhiros së 15-të të A-Leagues australiane, e fitoi me rezultatin 6:1 përballë Macarthur FC.

Berisha asistoi në golin për 2:0, të cilin e shënoi Richard van der Venne.

Berisha 29-vjeçar e kompletoi ndeshjen.

Melbourne City është i pari në tabelë me 31 pikë në 14 ndeshje të zhvilluara.

Ka tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë e i dytë.

 

Artikuj të ngjashëm