Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha asiston në gjysmëfinalen e parë të A-Leagues

Valon Berisha - Melbourne City

Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha, ka asistuar në golin e shënuar të Melbourne Cityt në gjysmëfinalen e parë të A-Leagues australiane.

Melbourne City i Berishës të premten ka barazuar në udhëtim te Sydney me rezultatin 1:1.

Berisha në minutën e 18-të harkoi nga goditja e dënimit, ndërsa sulmuesi Mathew Leckie, shënoi me kokë nga afërsia.

Berisha harkoi edhe nga këndi në minutën e 30-të, kur qendërmbrojtësi Curtis Good e qëlloi transversalen.

Finalisti nga kjo përballje do të vendoset në “AAMI Park” javën tjetër.

Mesfushori 30-vjeçar i Kosovës e kompletoi këtë ballafaqim.

Në këtë edicion të elitës së futbollit australian, Berisha ka një gol të shënuar e gjashtë asistime në 25 ndeshje të luajtura.

Artikuj të ngjashëm