Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një hap i Berishës drejt titullit në Australi

Valon Berisha ka qenë titullar te Melbourne City që fitoi thellë të hënën ndaj Wellington Phonixit me rezultatin 4:1.

Berisha luajtur deri në minutën e 78-të, në ndeshjen që i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit të Australisë.

Me këtë fitore, Melbourne City është forcuar në vendin e parë me 48 pikë nga 23 ndeshje të zhvilluara. Ka shtatë pikë më shumë se Adelaide United që mban vendin e dytë. Wellingtoni është i pesti me 31 pikë.