Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha titullar te City që barazoi me Brisbanen

Valon Berisha ka luajtur deri në minutën e 78-të me skuadrën e Melbourne Cityt në barazimin e skuadrës së tij në udhëtim te Brisbane Roar.

Melbourne City të shtunën barazoi pa gola, por megjithatë, mbetet lider në tabelën e elitës së futbollit australian.

City ka 27 pikë në 12 ndeshje dhe kryeson në tabelë.

29-vjeçari i Kosovës ka 11 paraqitje në A-Leaguen australiane në edicionin e sivjetmë.