Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha humb në finale të A-Leagues australiane

Valon Berisha ka humbur në ndeshjen vendimtare për titull kampioni në elitën e futbollit të Australisë, A-League.

Berisha me Melbourne Cityn të shtunën u mposht ndeshjen finale të plejofit nga Central Coast Mariners, që fitoi me rezultatin 6:1. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “CommBank” të Sydneyt.

Pjesa e parë u mbyll 2:1 në të mirë të Central Coast Mariners, që në pjesën e dytë realizoi edhe katër gola tjerë.

Jason Cummings ishte më i dalluari në ndeshjen pasi realizoi “hat-trick”. Berisha luajti vetëm 22 minuta për shkak se pësoi lëndim.

Melbourne City ishte favorit për të triumfuar në këtë ndeshje.

Pjesën e rregullt të kampionatit e mbylli me 11-të pikë më shumë se Central Coast Mariners, që e fitoi titullin e dytë në histori të klubit.

Artikuj të ngjashëm