Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, shënoi golin e parë në fitoren 4:2 të LASK-ut ndaj Grazerit të shtunën. Ai shënoi golin në minutën e 14-të. Goli i shënuar nga Berisha është në garë për golin e javës së shtatë të Bundesligës së Austrisë, njofton “Sky Sports” të hënën. Në garë për golin e javës janë edhe katër lojtarë tjerë. “Votimi përfundon të enjten, më 26 shtator në orën 23:55”, shkruan “Sky Sports”. 31-vjeçari në Bundesligën e Austrisë ka edhe dy asistime. Ai për LASK-un ka kontribuar edhe me një gol dhe një asistim për Kupë të Austrisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo