Etrit Berisha është mposhtur të dielën pasdite me Empolin nga skuadra e Sassuolos.
Empoli u mposht me rezultatin 4:3 nga Sassuolo, në ndeshjen e xhiros së 13-të.
Berisha e Ardian Ismajli e kompletuan ndeshjen te vendësit, ndërsa Stiven Shpendi ishte në bankën rezervë.
Nedim Bajrami te Sassuolo luajti nga minuta e 79-të.
Sassuolo pas 13 ndeshjeve të luajtura ka 15 pikë, ndërsa Empoli është me 10 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.