Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, ka marrë një pikë me Empolin në udhëtim te Genoa.
Empoli të shtunën pasdite barazoi 1:1 në udhëtimin te Genoa, në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit të Italisë.
Berisha, që kompletoi një tjetër ndeshje, pranoi gol nga ukrainasi Ruslan Malinovsky, që gjuajti fuqishëm nga distanca me të majtën në minutën e 37-të.
Por, sulmuesi 21-vjeçar i Empolit, Matteo Cancellieri, i barazoi shifrat në minutën e 67-të dhe vulosi rezultatin final të takimit.
Përveç Berishës, ndeshjen e kompletoi edhe qendërmbrojtësi i “kuqezinjve”, Ardian Ismajli, ndërsa në minutën e tretë të kohës shtesë, u inkuadrua 20-vjeçari Stiven Shpendi.
Empoli pas 13 ndeshjeve të luajtura ka grumbulluar 10-të pikë.
Genoa ka katër pikë më shumë në pozitën e 15-të.