Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e madhe e Ismajlit me Empolin

Ardian Ismajli ka kompletuar ndeshjen me Empolin dhe ka shënuar fitore të madhe në garën për mbetje në elitë.

Empoli të premten në mbrëmje fitoi me rezultatin 3:1 në udhëtim te Salernitana.

Me autogolin e Alessandro Zanolit, Empoli kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 23-të.

Në minutën e 69-të, shifrat për vendësit i barazoi Shon Weissman.

Por penalltia e saktë e sulmuesit M’Baye Niang dy minuta para fundit, ia siguroi Empolit pikët e plota.

Niang në minutën e katërt të shtesës asistoi për Matteo Cancellierin, që e shënoi golin e fundit në ndeshje.

Edhe Torino shkëputet nga zona e rrezikshme Futboll 3 muaj më parë Torino shkëputet nga zona e rrezikshme

Portieri Etrit Berisha dhe sulmuesi Stiven Shpendi, ishin në bankën rezervë te mysafirët.

Empoli ka 21 pikë në pozitën e 15-të, ndërsa Salernitana mbetet në vendin e fundit me 13 pikë.

Ky ballafaqim i takoi xhiros së 24-t të Serie A të Italisë.