Portieri Etrit Berisha dhe sulmuesi Stiven Shpendi, kanë qenë titullar në fitoren e Empolit të mërkurën në shtëpi kundër Salernitanas. Empoli fitoi me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së gjashtë. Berisha e kompletoi ndeshjen, kurse Shpendi u zëvendësua në minutën e 73-të.
Nuk luajti te vendësit Ardian Ismajli, që është i lënduar. Goli i Tommaso Baldanzit në minutën e 34-t ishte mjaftueshëm për Empolin për t’i marrë pikët e plota. Ishte goli i parë në këtë kampionat për gjithë skuadrën e tij. Empoli e shënoi fitoren e parë dhe ka tri pikë në pozitën e parafundit.
Salernitana një pozitë më lartë ka tri barazime.