Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimshiti fiton përballjen me Berishën dhe Ismajlin

Mbrojtësi Berat Gjimshiti ka dal fitues përballë portierit Etrit Berisha dhe mbrojtësit Ardian Ismajli.

Gjimshiti luajti deri në fund të takimit për Atalantan që fitoi në udhëtim ndaj Empolit me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së dhjetë të Series A italiane.

Te Empoli u paraqit në portë Etrit Berisha, kurse nga minuta e 63-të në fushë u paraqit Ardian Ismajli. Në stol te Empoli mbeti Stiven Shpendi. Atalanta ka 19 pikë nga dhjetë ndeshje, kurse Empoli në vendin e 18-të me shtatë pikë.