Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e Gjimshitit në Serie A

Berat Gjimshiti luajti në tërë ndeshjen tek Atalanta, që të dielën fitoi ndaj Lazios me rezultatin 3:1.

Elseid Hysaj ishte në bankën rezervë. Ndeshja i ka takuar xhiros së 23-të të Serie A të Italisë.

Mario Pashaliq dhe Charles De Ketelaere me dy gola tjerë, shënuan për skuadrën e Atalantas. Ciro Immobile ishte realizator i golit të vetëm për lacialët në minutën e 84-t nga penalltia.

Atalanta është në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Lazio zë vendin e nëntë me 34 pikë.