Sassuolos nuk i ka mjaftuar asistimi i mesfushorit të Shqipërisë, Nedim Bajrami. Bajrami dhe Sassuolo të shtunën u mposhtën në shtëpi nga Empoli me rezultatin 3:2.
Ndeshja ishte dramatike dhe i takoi xhiros së 26-të të Serie A të Italisë. Bajrami, i cili hyri në lojë si zëvendësues në fillim të pjesës së parë, asistoi në golin për 2:2 në minutën e 77-të të ndeshjes.
Për Bajramin ishte asistimi i parë i edicionit aktual në Itali, ndërsa e ka edhe një gol të shënuar.
Por skuadra e tij pranoi gol në minutën e katërt të kohës shtesë dhe u mposht.
Tek Empoli ndeshjen e kompletoi bashkëlojtari i Bajramit te Shqipëria, Ardian Ismajli. “Kuqezinjtë” e tjerë, Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi, ishin në bankën rezervë tek Empoli, ndërsa Marash Kumbulla nuk u aktivizua te Sassuolo.
Sassuolo po lufton për mbijetesë dhe momentalisht ka 20 pikë në pjesën e poshtme të tabelës. Empoli ka 25 pikë.