Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Natë e vështirë për Berishën, pëson shtatë gola

Etrit Berisha ka pasur njërën prej ndeshjeve më të vështira në karrierë, të dielën mbrëma. Portieri kosovar ka pësuar plot shtatë gola.

Roma ka fituar 7:0 ndaj Empolit, në kuadër të xhiros së katërt të Serie A.

Paulo Dybala i shënoi dy gola për Romën, ndërsa Renato Sanches, Bryan Crinstsante, Romelu Lukaku e Gianluca Mancini nga një. Alberto Grassi shënoi autogol.

Pjesë e turpërimit të Empolit ishin edhe Ardian Ismajli e Stiven Shpendi. Ismajli luajti në mbrojtjen e Empolit prej fillimit të pjesës së dytë, ndërsa Shpendi u aktivizua në minutën e 84-t.

Roma ka shënuar vetëm fitoren e parë. Me katër pikë renditet e 12-ta. Empoli është i fundit dhe skuadra e vetme pa pikë. Ka pësuar 12 gola deri më tani, ndërsa nuk ka shënuar asnjë.

Artikuj të ngjashëm