Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dybala mposht Muriqin, Roma feston

Paulo Dybala

Paulo Dybala e shënoi golin e vetëm të dielën mbrëma për Romën në fitoren 1:0 ndaj Sassuolos së portierit të Kosovës, Arijanet Muriq.

Muriq, i cili e mbajti portën e paprekur në dy ndeshje rresht në Serie A, u mposht nga argjentinasi Dybala në minutën e 16-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muriq reagoi mirë duke e pritur tentimin e parë, por u mposht pas topit të kthyer.

Pavarësisht rasteve deri në fund të ndeshjes, gola nuk pati më. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të elitës italiane. 

Për Romën ishte fitorja e parë pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në Serie A dhe në Ligën e Evropës. 
Roma në vendin e dytë ka 18 pikë, aq sa edhe kampioni Napoli lider. 

Sassuolo në vendin e 12-të mbetet me 10 pikë.