Portieri i Përfaqësueses së Shqipërisë, Etrit Berisha pritet të rikthehet në Serie A pas vetëm një sezoni në Serie B me skuadrën e SPAL-it.
E përditshmja italiane “Tuttosport”, ka raportuar se Berisha pritet të transferohet te Torino, ekip që tashmë kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet e ditur se palët tashmë kanë nisur negociatat, të cilat pritet të mbyllen me sukses deri në fund të këtij muaji.
Berisha 32-vjeçar, është pjesë e SPAL-it, prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Kartoni i tij, vlerësohet rreth 2.5 milionë euro dhe Torino është i gatshëm të paguajë një dëmshpërblim të tillë për një portier si Berisha, i cili ka përvojë dhe e njeh mirë elitën e futbollit italian. Sezonin e shkuar, Berisha ka regjistruar 27 paraqitje për SPAL-in kurse karrierë në Itali, ka bërë edhe te Atalanta e Lazio.