Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha, kandidat në ekipin më të mirë në Bundesligë

Sulmuesi Mërgim Berisha është kandidat për vend në ekipin më të mirë të edicionit në Bundesligën e Gjermanisë.

Sulmuesi i Augsburgut është kandidat për vend në ekipin e Bundesligës, sipas “EA Sports FIFA”. Për nominimin e Berishës ka shkruar edhe faqja zyrtare e Augsburgut.

Berisha tashmë është reprezentues i Gjermanisë. Këtë edicion ka shënuar nëntë gola në 20 paraqitje në elitën gjermane. I ka edhe katër asistime.

Berisha ka munguar në tri ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi.