Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha ia siguron fitoren Western Unitedit

Sulmuesi kosovar Besart Berisha ia ka siguruar fitoren ekipit të tij, Western United në derbin kundër Melbourne Cityt. Ndeshja e luajtur të enjten në kuadër të A-League të Australisë, ka përfunduar me rezultatin 2:1 në të mirë të Western Unitedit.

Berisha në këtë ndeshje, kontribuoi me një gol dhe një asistim. Berisha që ishte titullar te Westerni, fillimisht asistoi në golin e barazimit të shënuar nga Lachlan Wales (61’) kurse në minutën e 66-të, e shënoi golin e fitores. Berisha në këtë ndeshje luajti deri në minutën e 80-të. Për Berishën, ky ishte gola i gjashtë këtë edicion në kampionat në 12 ndeshje të luajtura. Me këtë fitore, Western Unitedi është ngjitur në pozitën e shtatë në tabelë me 17 pikë të mbledhura.

Artikuj të ngjashëm