Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha vazhdon me gola në Australi

Besart Berisha e ka ndihmuar skuadrën e Western United të fitojë kundër rivalit, Perth Glory, në A-League të Australisë. Takimi i zhvilluar në “Bankwest Stadium” të mërkurën në Australi, përfundoi me shifrat 2:0. 

Berisha realizoi dy gola. 

“Gjelbërezinjtë” kaluan në vendin e gjashtë para Adelaide United në A-Leaguen australiane.

Golin e parë Berisha e realizoi në minutën e 27-të. Portieri Liam Reddy e devijoi topin, por që përfundoi në gjoksin sulmuesit kosovar, i cili e tundi rrjetën.

Perth në pjesën e dytë u mundua që të kthehej në lojë, por shanset i takuan skuadrës së Unitedit. Pasi u fitua penalltia, Berisha e shënoi edhe golin e dytë të mbrëmjes e që ishte edhe goli i 17-të në këtë kampanjë.

Edhe Berisha ia siguron fitoren Western Unitedit Sport Berisha ia siguron fitoren Western Unitedit

Kur kanë mbetur edhe dy lojë për t’u zhvilluar, Western United mund të përfundojë edhe në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.