Basketbollisti Arbër Berisha është përforcimi më i ri i Sigal Prishtinës për sezonin e ri. Klubi kryeqytetas, të premten ka zyrtarizuar transferimin e Berishës, i cili me Prishtinën ka firmosur kontratë njëvjeçare. Berisha (202 cm), luan në pozitën e qendrës dhe sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit të kategorisë së dytë të Turqisë, Bornova ku pati një mesatare prej tri pikëve e 1.9 kërcimeve për ndeshje.
Berisha, gjithashtu ka bërë karrierë edhe në Kosovë, te Golden Eagle Ylli dhe Peja.
“Basketbollisti kosovar, Arbër Berisha është lojtari i radhës që i bashkohet klubit më të trofeshëm shqiptar. Arbëri luan në pozitën e qendrës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Para Berishës, Sigal Prishtina për sezonin e ri, ka konfirmuar edhe lojtarët si Meriton Ismaili, Muhamedali Janjeva, Wendell Mitchell, Alioune Tew dhe trajnerin Ante Nazor.