Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bekë Berisha zgjidhet kryetar i Sigal Prishtinës, Plisat kundër

beka

Bekë Berisha është zgjedhur kryetar i klubit të basketbollit Sigal Prishtina. Kështu ka mësuar të enjten KOHA nga disa delegatë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor.

Berisha ka marrë shumicën e vota për t’u bërë kryetar i ri i KB Prishtina. Kundër kanë votuar tifo-grupi “Plisat”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkaku i pakënaqësive “Plisat” dolën publikisht kundër kryesisë së vjetër. Kishin shpalosur pankarta të madhe me mbishkrime fyes.

Ndër të tjera “Plisat” kishin shkruar se klubi po keqmenaxhohet.

“Plisat” nuk janë ndalur së kërkuari ndryshime. Edhe për zgjedhjen e Berishës si kryetar kanë votuar kundër.

Bekë Berisha ishte kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, ndërsa do të jetë edhe deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.